SHBA i ofron mbështetje Sefajt në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka pritur në takim të ngarkuarën me punë pranë ambasadës së SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland

Lajme

18/01/2018 16:30

Ministri i Punëve Brendshme, Flamur Sefaj, i shprehu mirënjohje të thellë Hylandit për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të Ligjit në Kosovë, si dhe mbështetjen e përgjithshme të Kosovës nga SHBA-të.

Hyland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-ve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por që hetimet të udhëhiqen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri Sefaj theksoi se institucionet hetuese të Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë edhe me akterët e tjerë që mund të kontribuojnë më informacione në zbardhjen e rastit.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për projekte që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe mundësinë e përkrahjes së tyre nga SHBA-ja./Lajmi.net/