SHBA i bën thirrje Serbisë të ekstradojë dy radikalë në Hagë – Lajmi.net
SHBA i bën thirrje Serbisë të ekstradojë dy radikalë në Hagë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 21:48, 6 December 2017
SHBA u bëri thirrje autoriteteve serbe për të kryer detyrat e Gjykatës së Hagës për arrestimin e anëtarëve të Partisë Radikale serbe Peter Jojiq dhe Vjerica Radeta.

Ata akuzohen për mos respektim të gjykatës.

Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit tha se Shtetet e Bashkuara “mirëpret” vendimin e Tribunalit, i cili mbyllet në fund të vitit, që rasti kundër Jojiq dhe Radetas të transferohet te pasardhësi i tij ligjor, mekanizmat e drejtësisë në Hagë.

Gjykata e Hagës ka akuzuar Jojiq dhe Radeta për ndikimin e dëshmitarëve në proces kundër shefit të tyre Vojislav Sheshel.

Serbia ka refuzuar të kryejë një urdhërarrest për dy radikalët, të lëshuar në vitin 2015, duke iu referuar vendimit të gjykatës në Beograd se është e nevojshme që të bashkëpunojnë vetëm në krimet e luftës, jo për shpërfillje të gjykatës. /21Media

Fjalët kyçe: Ekstradim, Serbia, SHBA

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3