SHBA heq dorë nga pilotët luftarakë dhe iu kthehet dronëve

Marina amerikane është duke planifikuar që të ndalojë përdorimin e aeroplanëve luftarakë në vitet e ardhshme, thuhet sipas sekretarit të Marinës Ray Mabus.

Auto & Tek

17/04/2015 13:35

Në vend të përdorimit të aeroplanëve luftarakë të cilët duhet të voziten nga pilotët, Marina është duke llogaritur në dronët e ardhshëm për të kryer misione në det, tokë dhe ajër.

Duke folur në konferencën ‘Sea-Air-Space’ të mërkurën, Mabus tha se aktualisht përdoren aeroplanët luftarak F-35, të cilët duhet të jenë – dhe me siguri do të jenë – avionët e fundit luftarak që Departamenti i Marinës do të blejë ose do t’i fusë në fluturim, transmeton Lajmi.net.

Duke u larguar nga këta aeroplanë, Mabus tha se Marina mund të zhvillojë një teknologji të re luftarake që nuk do të kishte nevojë për një pilot, një proces që do të zgjatë dhe do të ketë kosto të lartë.

“Duke hequr njeriun nga makina do të bëjmë të mundur që të hapim rrugë të reja eksperimentuese me më shumë rrezik, duke përmirësuar sistemet shpejtë dhe duke i bërë të gatshme për flotën”, shtoi ai.

Mabus tha se ka planifikuar që të krijojë një zyrë të re për këtë teknologji në Marinë dhe do të emërojë një zëvendës drejtor në këtë zyre të kësaj teknologjie.

Përveç dronëve, Marina është duke bërë përparime të tjera teknologjike kohëve të fundit. Tani është duke u eksperimentuar me printerët 3D, të cilët po përdoren për të ndërtuar pjesë virtuale dhe pajisje mjekësore si pjesë e një programi të quajtur “shtyp flotën”, por Mabus tha se teknologjia e tillë do të zgjerohet dhe së shpejti do të mund të përdoret për të printuar automjete të tilla si avionë të flakshëm autonom.

Përparime të tjera do ta ndihmojnë Marinën që t’i krijojë prototipet e këtyre automjeteve të reja, duke përdorur simulimet dhe programet e modelimit për të provuar koncepte të reja.