SHBA, gjendet një puma me dhëmbë në majë të kokës, nisin hetimet

Në juglindje të Idaho-s, të SHBA-së, gjuetarët kanë gjetur një ekzemplarë të luanit të malit, i njohur ndryshe si puma, por që është shumë i çuditshëm.

Fun

09/01/2016 19:45

Në kokën e kafshës, për fat të keq të ngordhur kishte disa dhëmbë, siç mund të shihet edhe në fotografinë e “Idaho Department of Fish and Games”.

Nëse deklarata e para janë referuar si një zbulim “i çuditshëm”, me  kalimin e kohës, shkencëtarët kanë sugjeruar se anomalitë e gjetura tek kafsha nuk duhen konsideruar si të mbinatyrshme. Mendohet se dhëmbët në kokë do të jenë pjesë e një vëllai siamez, që nuk është zhvilluar tërësisht dhe që ka ngordhur në mitrën e nënës.

Një tjetër hipotezë e shkencëtarëve është edhe ajo e formimit të një lloj kanceri, të quajtur “teratoma”. Deformimi në kokë është një kancer i indeve embrionale që mund të jetë malinjë dhe beninjë, e që zhvillohet gjithashtu në formën dhëmbëve.

Hipoteza e tretë, por për këtë ka shumë dyshime, është që kafsha mund të jetë plagosur në pjesën e nofullës dhe me kalimin e kohës dhëmbët janë ripozicionuar në kokë. Për momentin nuk ka prova që të pohojnë këtë teori. Autoritetet lokale, gjuetarët dhe biologët janë duke punuar për zbardhjen e të vërtetës.