SHBA, flamujt ngrihen në gjysmështizë në nderim të ushtarit amerikan që vdiq në Kosovë

Gjatë ditës së mërkurë në  bazën ushtarake amerikane në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,flamujt janë ngrirë në gjysëm shtizë.

Bota

11/01/2018 11:24

Kjo ka ndodhur në nderim të ushtarit amerikan nga Arizona që vdiq në Kosovë gjatë shërbimit të tij në kampin “Bondsteel”, transmeton lajmi.net.

Këta flamuj qëndruan në këtë pozitë që nga lindja e diellit  e deri në perëndim.

“Lutjet dhe ngushllimet më të sinqerta shkojnë për  familjarët dhe personat më të dashur të Ushtarit Robert W  Jones, ne jemi të pikëlluar për vdekjen e një ushtarit të ri e të guximshëm , mirëpo jemi gjithmonë mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tij në mbrojtje të Amerikës ” tha Guvernatori nga Arizona, Doug Doucey. /Lajmi.net/