SHBA e Gjermania, luftë për çdo votë në UNESCO

Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s sot nga ora 11:30, në Paris, pritet të votohet pranimi i Kosovës në këtë Organizatë. Ky proces është përcjellë me një luftë të ashpër diplomatike ndërmjet shteteve mike të Kosovës. SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë... në njërën anë dhe Serbisë e Rusisë në anën tjetër.

Lajme

09/11/2015 07:48

Lufta për çdo votë në Asamblenë e UNESCO-s ka vazhduar gjatë gjithë periudhës së fundit në Paris nga aleatët e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe… që po lobojnë për anëtarësimin në këtë organizatë dhe krahu kundër Kosovës, Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, që po përdorin çdo mjet kundër anëtarësimit.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë se po vazhdon lotimi për të mos e lënë Kosovën të izoluar në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës botërore.

“Është e qartë se shumica e botës e dëshiron Kosovën në UNESCO, por Kosovën e pret një prag i lartë, i dy të tretave të të gjitha votave dhe jemi duke u fokusuar që një numër sa më i madh i shteteve ta marrë vendimin e duhur dhe të lejojë që Kosova të bëhet anëtarja e 196-të e UNESCO-s, në 70-vjetorin e Organizatës”, ka deklaruar Selimi. /Zëri