SHBA: Dy motrat shqiptare shpallen fajtore për trafik droge

Një shqiptar që punonte si shofer kamioni në Detroit, SHBA, është dënuar me burg pasi ka transportuar drogë për klube nate nga Kanadaja në Cleverland.

Bota

27/05/2016 21:45

Leka Konini, pas marrëveshjes së arritur me prokurorinë, mund të marrë një dënim prej 70 deri në 87 muaj burg. Vendimi do të jepet në gusht. Konini, 46 vjeç bashkë me tre shqiptarë të tjerë u arrestua në mars si pjesë e një hetimi për trafikimin e një sasie të madhe droge MDMA dhe marijuane në kufirin SHBA-­Kanada.

Të akuzuar janë dy motrat Jonida dhe Denisa Aliçka, 28 dhe 26 vjeçe dhe pronari i një firme kamionësh në Michigan, Rinald Turhani.

Denisa Aliçka dhe Turhani, 37 vjeç kanë pranuar dënim të shkurtuar, kurse Jonida Aliçka do të dalë para gjykatës në korrik.

Konini ishte pjesë e trafikimit të drogës për llogari të Turhanit. Hetimet për grupin e shqiptarëve u drejtuan nga FBI. Dy vajzat shqiptare kishin tërhequr vëmendjen e policisë, me jetën luksoze, me makinat e shtrenjta, ndërhyrjet plastike dhe udhëtimet e shumta në Miami. /panorama.al