SHBA, dritë jeshile për 10 projekte të dronëve – Lajmi.net
SHBA, dritë jeshile për 10 projekte të dronëve
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:09, 10 May 2018
Departamenti i Transportit në Shtetet e Bashkuara u dha dritën jeshile 10 projekteve pilot, në një vendim që pritet të revolucionarizojë transportin në qiej.

Bëhet fjalë për ndërtimin e fluturakëve (drone) për t’i përdorur si mjet, fillimisht në shërbimin postar, e më pas edhe në degë të tjera.

Mes projekteve fituese është ai i Google, Intel, Qualcomm dhe Microsoft. Të katër këto kompani u bashkohen Apple dhe Amazon, që konsiderohen pararojë në këtë fushë, transmeton Top Channel.

Megjithatë, Sekretarja e Transportit, Elaine Chao nuk u mbyll derën projekteve të tjera.

“Nuk ka humbës në këtë pjesë. Ishin me dhjetra aplikimet e bëra, që nuk janë përzgjedhur, por ato mund të licencohen për testime në muajt në vazhdim nga ne”, deklaroi ajo.

Por çfarë do të thotë ky vendim? Dhjetë kompanitë e licencuara do të jenë në gjendje që të kryejnë eksperimente me fluturimet me drone që janë përtej rregullave strike të Administratës Federale të Aviacionit.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO