SHBA do të mbështesë Afganistanin në çdo fushë

Presidenti afgan Gani ka falënderuar SHBA-të për ndihmat e ofruara për Afganistanin si dhe për mbështetjen e dhënë sidomos në luftën kundër terrorizmit

Bota

13/03/2018 16:17

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka zhvilluar një vizitë të papritur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Afganistanit Eshref Gani në Pallatin Presidencial ka pritur në takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mattis dhe delegacionin shoqërues të tij.

Gani gjatë fjalimit në pritje ka falënderuar SHBA-të për ndihmat e ofruara për Afganistanin si dhe për mbështetjen e dhënë sidomos në luftën kundër terrorizmit.

Ai theksoi se strategjia e re e SHBA-ve për Afganistanin do të ndryshojë këtë vend dhe se ajo është një mundësi e madhe për paqe. Gani thotë se për këtë arsye në ditët e kaluara kanë dhënë deklarata që talebanët t’i bashkohen paqes.

“Ne po angazhohemi që emigrantët afganë në Pakistan të kthehen në vend. Kthimi i tyre do të jetë kontribut i madh për paqen”, thotë Gani.

Presidenti afgan vuri në dukje se ka dhënë fjalën që procesi i paqes të arrijë në rezultat dhe se po pret rezultate të mira.

Sekretari amerikan Mattis tha se mbështesin fillimin e takimeve të paqes mes talebanëve dhe qeverisë afgane.

Sipas tij, e gjithë bota e mbështet deklaratën e presidentit afgan që talebanët të bëhen pjesë e paqes. Mattis nënvizoi se në qoftë se arrihen rezultate pozitive nga këto takime atëherë Afganistani do të arrijë një stabilitet të përhershëm.

Mattis shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen për Afganistanin në çdo fushë.