SHBA dhe Kina, plan për sanksione kundër Koresë së Veriut

Një zëdhënës i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se SHBA do të paraqesë në KS të OBK-së të enjten një projekt-rezolutë që do të zgjerojë sanksionet kundër Koresë së Veriut, për shkak të testit të saj të fundit bërthamor.

Bota

25/02/2016 18:18

“Ne jemi duke punuar me Këshillin e Sigurimit për një përgjigje të fortë dhe gjithëpërfshirëse në serinë e fundit të testeve të Koresë së Veriut që kanë për qëllim avancimin e programit të saj bërthamor”, tha ai.

Të mërkurën diplomatët e këshillit, thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord mbi një projekt-rezolutë dhe shpresojnë për të vënë atë në një votim në këshillin e sigurimit në ditët e ardhshme.

Koreja e Veriut ka qenë nën sanksione Kombeve të Bashkuara që nga viti 2006 për shkak të testeve të shumta të saj bërthamore.

Përveç embargos për armët, Kombet e Bashkuara i kanë ndaluar import dhe eksport e teknologjisë bërthamore dhe raketore dhe nuk është e lejuar importimi i mallrave luksoze.