SHBA dhe BE paraqesin 65 për qind të tregtisë botërore

Kacelarja gjermane, Angela Merkel sot i ka mbrojtur planet e Bashkimit Evropian për arritjen e marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, duke thënë se kjo paraqet mundësi të konsiderueshme për BE-në.

Lajme

01/10/2014 21:35

Ekziston “një numër i pakufizuar i arsyeve të mira” për BE-në që ta nënshkruajë marrëveshjen e planifikuar tregtare me Shtetet e Bashkuara, tha Merkel gjatë një takimi të eksportuesve gjermanë dhe asociacionit të tregtarëve të shitjes me shumicë në Berlin, raporton agjencia DPA.

Merkel tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, së bashku, paraqesin afro 65% të tregtisë botërore dhe në të ardhmen mund ta përdorin hapësirën e përbashkët ekonomike për krijimin e standardeve ndërkombëtare, përfshirë këtu Kinën dhe Indinë.