SHBA denoncon Azerbajxhanin për shkelje të të drejtave

Gjashtëmbëdhjetë senatorë amerikanë i kanë shkruar presidentit të Azerbajxhanit, Ilhan Aliev, për të shprehur shqetësimin e tyre për “hapësirën e pakët” për lirinë e shoqërisë civile dhe të mediave në këtë vend.

Bota

08/07/2015 23:59

Në letrën dërguar sot, senatorët thonë se “organizata të shumta të të drejtave të njeriut në mënyrë të vazhdueshme kanë ngritur shqetësime se ka shkelje sistematike mbi të drejtat e njeriut dhe shoqërisë civile, duke përfshirë edhe shkelje në të drejtat e njeriut në Azerbajxhan”.

Ata thonë se lirimi i menjëhershëm i të burgosurve do të “hiqte një pengesë të rëndësishme në fuqizimin e marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Azerbajxhanit”, raporton Evropa e Lirë.

Në raportin e publikuar muajin e kaluar, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mbi Praktikat e Vendeve për të Drejtat e Njeriut, thuhet se autoritetet në Azerbajxhan kanë rritur kufizimet “në lirinë e shprehjes, mbledhjes dhe tubimit”.