SHBA dënon sulmin ndaj misionit të OSBE-së në Ukrainën Lindore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dielën kanë dënuar sulmin i cili kishte ndodhur ndaj misioneve të veçanta monitoruese të OSBE-së në Ukrainën Lindore.

Bota

26/02/2017 18:41

Departamenti i shtetit Amerikan i ka bërë thirrje Rusisë dhe forcave separatiste që të mbështesin armëpushimin në kuadër të marrëveshjes së Minskut, shkruan Reuters.

“Ne e dënojmë sulmin e së premtes ndaj misionit të OSBE-së. Sulm që u krye nga forcat separatiste të kombinuara me ato ruse, ndaj automjeteve ajrore pa pilot të OSBE-së”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit, transmeton lajmi.net

“I bëjmë thirrje Rusisë dhe forcave tjera që të mbështesin arëmpushimin dhe të tërheqë të gjitha armët e rënda, duke i lënë qasje të plotë dhe të papenguar vëzhguesve të OSBE-së në këtë zonë”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/