SHBA demanton se gjenerali i tyre ka gisht në organizimin e puçit në Turqi

“Akuza kundër gjeneralit Campbell është e pabazë dhe nuk meriton koment ", ka thënë Ernest, raporton Sputnik.

Bota

25/07/2016 23:34

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë shkrimet në mediat turke se ish komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali i pensionuar Jon Campbell është organizator i gusht shtetit të dështuar më 15 korrik në Turqi.

Këtë informatë e ka publikuar sot gazeta turke “Yeni Safak” e afërt me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Ernest tha se këto pretendime nuk meritojnë një përgjigje.

“Akuza kundër gjeneralit Campbell është e pabazë dhe nuk meriton koment “, ka thënë Ernest, raporton Sputnik.

Gjenerali Campbell(59) është njëra ndër figurat kryesore që ka organizuar ushtarët që kanë tentuar grusht shtetin në Turqi, ka shkruar “Yeni Safak” në gjuhën angleze.

Siç ka shkruar kjo gazetë Campbell po ashtu ka shpërlarë para në vlerë prej dy miliardë dollarë nëpërmjet bankës nigeriane UBA Banka duke shfrytëzuar lidhjet e tij me CIA ndërsa paratë ua ka ndarë ushtarëve puçistë në Turqi.

Sipas kësaj gazete gjenerali amerikan më herët ka vizituar dy herë fshehtas Turqinë ndërmjet majit dhe 15 korrikut, natën kur u tentua puçi ushtarak për të cilin autoritetet turke akuzojnë “organizatën terroriste të Fetullah Gylenm FETO”. /Lajmi.net/