SHBA: Dëbohet personi i akuzuar për masakrën e Srebrenicës

Oliver Dragiq, personi i akuzuar se ka shërbyyer në një njësi paraushtarake, që ka marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, me ç’rast forcat serbe të Bosnjës i kanë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara, sipas një marrëveshjeje të djeshme për pranim të fajit në një gjykatë amerikane.

Bota

08/12/2017 08:18

Vitin e kaluar, qeveria amerikane e ka akuzuar Oliver Dragiqin, një imigrant me qëndrim në shtetin Ohjo, se ka dështuar të zbuloj se ka shërbyer në njësinë speciale policore në Bosnjë dhe në mënyrë mashtruese e ka fituar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1998 si refugjat, kur ai pretendonte se ishte viktimë e luftës.

Dragiq, 42 vjeçar, është personi i fundit në pjesën veriore të shetit amerikan Ohajo, të cilin prokurorët e kanë akuzuar viteve të fundit për fshehje të involvimit në luftën në Bosnjë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Oliver Dragiq ka pranuar se ka bërë deklarata të rrejshme, por i ka hedhur poshtë pohimet se ishte i përfshirë në masakrën e myslimanëve afër Srebrenicës në vitin 1995, që konsiderohet se ishte mizoria më e tmerrshme në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

Pos, pranimit të fajit për disa akuza, Dragiq është pajtuar për tu dëbuar në Bosnjë-Hercegovinë.