SHBA, burg për përdorim të dronit në stadiume

Organizata amerikane që rregullon aviacionin civil, FAA, ka marr vendim të dërgojë në burg secilin person që drejton ndonjë fluturake afër stadiumeve.

Bota

29/10/2014 22:35

Sipas mediave amerikane, një vendim i tillë i FAA-s (Administrata e Aviacionit Amerikan) është marrë pas dronit të lëshuar mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri.

FAA ka paralajmëruar secilin person që bën një gjest të tillë se do të mund ta dërgojë në burg, transmeton The Verge.

Në këtë mënyrë, stadiumet janë shpallur vende të mbrojtura ajrore.

Ky ligj përfshin të gjitha stadiumet dhe fushat e hapura në të cilat luhet dhe ka tifozë.