Shazam i gatshëm edhe për pajisjet Desktop

Shazam - programi për njohjen e muzikës, tani është i gatshëm edhe në pajisjet Desktop.

Auto & Tek

31/07/2014 22:38

Përdoruesit e Mac tani do të kenë një avantazh në programin për identifikimin e muzikës të quajtur Shazam, pa e prekur fare celularin e tyre.

Kompania shtoi aplikacionin për Mac në linjën e tij të enjten, hera e parë që shërbimi për njohjen e muzikës është i gatshëm për Desktop.

Gati ngjajshëm me aplikacionet auto-shazam për celularë, kur Shazam për Mac është i aktivizuar, programi do të veprojë në sfond dhe automatikisht do të njeh ndonjë këngë të luajtur pranë kompjuterit.