Shaw largohet nga Manchester United

Luke Shaw do të gjejë një ekip të ri pas vendimit për largim nga Manchester United.

Sport

17/07/2018 07:52

Luke Shaw ka vendosur të largohet nga Manchester United.

“Manchester Evening News” raporton se e ardhmja e mbrojtësit do të jetë larg nga ekipi i “Red Devils’.

Shaw ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell ‘lajmi.net”.

Ai nuk ka arritur të bind menaxherin Jose Mourinho se e meriton të mbetet në klub.

Andaj, në ditët e ardhshme priten risi në lidhje me angazhimin e tij te një klub i ri. /Lajmi.net/