Sharp prezanton televizorin 8K!

Cilësia e televizorëve po përhapet me shpejtësinë e dritës. Prodhuesit tashmë janë duke e përgatitur teknologjinë më të sofistikuar, të cilën do ta zhvillojnë kohë pas kohe. Për shembull, kompania Sharp, në CES e ka prezantuar një televizor me rezolucion 8K (7.680 x 4.320 pikselë), që bën të duket se imazhet po lëvizin në një…

Auto & Tek

17/01/2014 10:00

Cilësia e televizorëve po përhapet me shpejtësinë e dritës. Prodhuesit tashmë janë duke e përgatitur teknologjinë më të sofistikuar, të cilën do ta zhvillojnë kohë pas kohe.

Për shembull, kompania Sharp, në CES e ka prezantuar një televizor me rezolucion 8K (7.680 x 4.320 pikselë), që bën të duket se imazhet po lëvizin në një fletë gjigantë.

Por, kur ta merrni një televizor 4K, që për momentin është teknologjia më e fundit, mos mendoni se jeni duke e marrë një lloj të ‘vjetër’. Ngase, edhe 4K shfaq pamje mahnitëse, të cilat do t’ju mrekullojnë.

Por, televizori i prezantuar nga Sharp, prej 72 inç, me një pamje të mrekullueshme, do t’ju mahnisë me atë që ofron.