Shaqiri zgjedh ishullin grek për pushimet luksoze, sjell pamje duke u masazhuar

Pas një pune intensive me futboll, Xherdan Shaqiri ka gjetur kohë për veten.

ShowBiz

16/07/2018 19:58

Ai zgjodhi ishullin grek ‘Mykonos’ për të pushuar dhe nga pushimet luksoze ka publikuar edhe pamje, shkruan lajmi.net

Në foto madje shihet duke u masazhuar dhe kombinimin e kësaj me perëndimin e diellit e ka cilësuar si diçka perfekte.

Kujtojmë se goli i Shaqirit që dha për përfaqësuesen zvicerane kundrejt asaj serbe do të mbetet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve dhe zviceranëve.

Ai së fundmi nënshkroi kontratë me Liverpool./Lajmi.net/