Shaqiri zgjedh formacionin e ëndrrave, nuk mungojnë Messi dhe Ronaldo

Xherdan Shaqiri ka zgjedhur më shumë lojtarë të Bayer Munich se sa të Liverpoolit në formacionin e tij të ëndrrave para se këto dy skuadra të përballen mes vete në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/02/2019 17:28

 

Liverpool të martën në ‘Anfield Road’ pret Bayern Munich për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri para kësaj ndeshje, ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshin e tij të ëndrrave.

Në këtë formacion, janë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, shkruan lajmi.net.

Në mesin e lojtarëve të Bayern Munich, është edhe Robert Lewandowski./Lajmi.net/