Shaqiri zbulon ushqimin e preferuar dhe arsyen pse nuk ka tatuazh

Xherdani ka treguar edhe anën njerëzore dhe është i pakënaqur që ende ka njerëz që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Nga gjërat që do të mbajë mend është goli në Kampionatin Evropian kundër Polonisë.

Sport

18/02/2017 12:41

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është njëri ndër personat më të famshëm në Zvicër. “Schweizer illustrierte” ka zhvilluar një intervistë interesante me Shaqiri, ku ai flet për jetën personale, çka i pëlqen e çka jo, por edhe për shumë gjëra të tjera, përcjell alinfo.ch.

Shaqiri ka thënë në fillim se ndër ushqimet e preferuara janë gatimet e nënës së tij, sidomos kur gatuan gjëra shqiptare. Ai ka shtuar se është i lidhur me qytetin e Bazelit.

Ai ka shtuar se nuk është ithtar i perimeve, kurse nga frutat i pëlqejnë luleshtrydhet. Shaqiri ka shtuar se është i kënaqur me atë çka ka arritur deri më tani, derisa nëna e tij e ka mësuar për respekt, derisa gjëja e fundit që ka përgatitur ishte çokolatë.

Xherdani ka treguar edhe anën njerëzore dhe është i pakënaqur që ende ka njerëz që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Nga gjërat që do të mbajë mend është goli në Kampionatin Evropian kundër Polonisë.

Zbulimi që Shaqiri do ta dëshironte janë ilaçet kundër sidës dhe kancerit. Fëmijët e kishin quajtur Xherdi, derisa aktori i preferuar Leonardo DiCaprio.

Xherdani nuk ka tatu edhe pse shumë bashkëlojtarë të tij kanë. Ai preferon të jetë natyral.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.