Shaqiri zbret në Milano, tifozët dalin ta presin (Foto)

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka mbërritur në aeroportin e Milanos në Malpensa, ku janë grumbulluar një numër i tifozëve.

Sport

08/01/2015 22:02

Xherdan Shaqiri ka mbërritur në Milano. Përforcimi i ri i Interit është në aeroportin e Milanos në Malpensa.

Ai të premten do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Nerazzurrët.

Dhe, ardhja e tij ka gëzuar tifozët e Interit një numër i të cilëve kanë dalur në aeroport për ta pritur atë.