Shaqiri, ylli që do ta ringjallë Interin

Xherdan Shaqiri mund të jetë ylli që do ta ringjallë Interin, shkruan Kris Voakes në “Goal”.

Sport

08/01/2015 18:15

Lista e përforcimeve të Interit në vitet e fundit nuk përmbanë ndonjë emër të madh.

Saphir Taider, Ishak Belfodil, Zdravko Kuzmanovic, Yann M’Vila, Ezequiel Schelotto, Alvaro Pereira, Gaby Mudingayi, Matias Silvestre, Tommaso Rocchi, Ricardo Alvarez, Jonathan, Mauro Zarate, Angelo Palombo e të tjerë.

Emrat janë të shumtë, suksesi i mangët.

Por, kjo mund të ndryshojë pas konfirmimit të lajmit për transferimin e mesfushorit Xherdan Shaqiri nga Bayern Munich, shkruan Kris Voakes në “Goal”.

Në një artikull kushtuar blerjes së yllit kosovar nga ana e Nerazzurrëve, Voakes është aq optimist për shkëlqimin e Shaqirit sa që beson se ai mund të jetë përforcimi më i mirë i sezonit.