Shaqiri vendos në verë për të ardhmen

Shkon apo rri në Bayern? Xherdan Shaqiri e ka dhënë një intervistë për magazinën zvicerane, Blick, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij dhe për një mundësi të mundshme, siç flitet, për një largim të mundshëm nga gjiganti bavarez. Xherdan, Bayerni e fitoi titullin shumë herët, në muajin mars.…

Sport

30/03/2014 11:18

Shkon apo rri në Bayern? Xherdan Shaqiri e ka dhënë një intervistë për magazinën zvicerane, Blick, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij dhe për një mundësi të mundshme, siç flitet, për një largim të mundshëm nga gjiganti bavarez.

Xherdan, Bayerni e fitoi titullin shumë herët, në muajin mars. A është kjo e mërzitshme?

Shaqiri: Jo. Ju nuk ngopeni kurrë nga sukseset. Derisa fitojmë, kjo është e kënaqshme. Si lojtar, lakmia për të arritur diçka, mbetet gjithmonë.

Nëse e bën një krahasim të vitit të parë me të dytin në Bayern. Cili ishtë më i mirë?

Shaqiri: E kam thënë edhe para fillimit të sezonit, objektiv imi është një vend titullari. Ju jeni gjithmonë i zhgënjyer kur uleni në bankinë. Për këtë, më pëlqen të luaj më shumë.

A jeni i kënaqur me 22 ndeshje dhe 7 gola këtë sezon? Apo mendoni se jeni një lojtar që zëvendësoheni shpesh?

Shaqiri: Në pjesën e parë të sezonit isha keq, ndërsa në të dytin kam bërë disa ndeshje nga fillimi. Në Bayern duhet të jetoni me këtë. Por, unë mund ta ndiej besimin e trajnerit.

A keni biseduar me të rreth situatës suaj?

Shaqiri. Jo tamam. Me trajnerin flasim më shumë për taktikën e lojës.

Vëllai dhe këshilltari i juaj ka thënë se 22 vjeç dhe se ke nevojë për të luajtur. Dëshiron të lëvizësh?

Shaqiri: Natyrisht, jam në një moshë kur kam nevojë për lojë. Ndër të tjera, nuk është gjithmonë e mirë kur ulem në bankinë. Por, për momentin jam i kënaqur. Mund ta them me vetëdije se kam bërë mirë në Bavari.

Drejtori sportiv Matthias Sammer thotë se je një lojtar i rëndësishëm i së ardhmes. Bavarezët nuk duan të të lëshojnë gjatë verës…

Shaqiri: Kam raporte të mira me Matthias Sammer. E ndiej se klubi beson tek unë, por edhe unë kam synime të larta. Por, klubet tjera po trokasin në derë. Ja pse do t’i dëgjoj oferat e top klubeve evropiane.

Gladbachu dhe Dortmundi ishin të interesuar në të kaluarën për ju. Do ta kishit problem të huazoheshit në një klub gjerman?

Shaqiri: Jo, në mendjen time nuk qëndron një huazim në Gjermani. Çdo klub, përpos Bayernit, do të ishte një hap prapa në Bundesligë. Nuk dua. E kam demonstruar se jam në gjendje të luaj nga fillimi në Bayern.

Kjo nënkupton se do ta gjeni një klub të madh ose të mbeteni në Bayern…

Shaqiri: Nuk jam në ‘kërkim’. Të presim dhe të shohim se çka do të vjen. Kupa e Botës është në prag dhe më pas do të vendosim së bashku.