Shaqiri u tall me “Puman”, vjen reagimi i kompanisë

Kompania e veshmbathjeve “Puma”, ka lëshuar një komunikatë lidhur me fanellat e shqyera të Zvicrës në ndeshjen ndaj Francës.

Sport

20/06/2016 19:44

Disa nga fanellat e futbollistëve të Zvicrës përfunduan të shqyera në ndeshjen ndaj Francës.

Kjo e nxiti edhe reagimin e futbollistit shqiptar te kjo kombëtare, Xherdan Shaqiri, i cili tha se shpreson që “Puma”, firma e cila i ka krijuar fanellat e “helvetëve” të mos prodhojë prezervativë.

Por, kjo kompani ka dalë me një komunikatë lidhur me këtë ngjarje, duke kërkuar falje nga lojtarët dhe Federata e Futbollit të Zvicrës.

“Ne menjëherë filluam të hetojmë arsyen pse janë shqyer fanellat e Zvicrës. Shqetësimi kryesor i Puma është se gjithmonë duam të sjellim standard të lartë të cilësisë. Ne marrim pjesë në Euro 2016 edhe me fanellat e Austrisë, Çekisë, Italisë dhe Sllovakisë, por federatat e atyre vendeve na kanë konfirmuar se nuk kanë pasur ndonjëherë problem me fanellat”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

“Në një analizë paraprake në fanellën e Zvicrës, ka pasur një pjesë të materialit ku janë dëmtuar fijet gjatë prodhimit, duke çuar në dobësimin e fanellave. Ky material i dëmtuar është përdoruar vetëm te një numër i kufizuar i fanellave të Zvicrës. Kemi verifikuar të gjithë inventarin dhe mund të sigurojmë se kjo nuk do të ndodh më. Kërkojmë ndjesë nga lojtarët zvicerane dhe federata e tyre”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.