Shaqiri u kënaq në Inter (Foto)

Xherdan Shaqiri duket se është ambientuar shumë mirë tek skuadra e tij e re, Inter. Ylli kosovar shihet gjithnjë i buzëqeshure në stërvitje me klubin italian.

Sport

29/01/2015 16:46

Xherdan Shaqiri ka rikthyer buzëqeshjen.

Pas pjesës së parë të stinorit nën injorim të plotë nga trajneri Pep Guardiola në Bayern Munich, mesfushori ka gjetur lumturinë.

Pas transferimit në Inter, gjatë këtij afati kalimtar të verës, Shaqirit nuk i është ndarë buzëqeshja tek skuadra italiane.

Njësoj ishte edhe në stërvitjen e sotme ku ai u duk mjaft në disponim të mirë.