Shaqiri triumfon ndaj Xhakës

Xherdan Shaqiri mposhti shokun e tij Granit Xhaka. Në fakt, Bayern Munich e nisi mbarë pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë duke fituar me rezultat 2:0 në udhëtim te Borussia Monchengladbach, ballafaqim në të cilin dy yjet kosovarë ishin në formacionin bazë të skuadrave përkatëse. Pavarësisht mungesës së disa yjeve si Franck Ribery, Arjen…

Sport

24/01/2014 21:20

Xherdan Shaqiri mposhti shokun e tij Granit Xhaka.

Në fakt, Bayern Munich e nisi mbarë pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë duke fituar me rezultat 2:0 në udhëtim te Borussia Monchengladbach, ballafaqim në të cilin dy yjet kosovarë ishin në formacionin bazë të skuadrave përkatëse.

Pavarësisht mungesës së disa yjeve si Franck Ribery, Arjen Robben e Mario Mandzukic që nuk luajtën si titullarë, ekipi i Pep Guardiolës nuk lejoi befasi dhe fitoi me rezultat të pastër.

Mario Gotze i kaloi bavarezët në epërsi në minutën e shtatë, kurse Thomas Muller ia siguroi fitoren mysafirëve me golin e tij nga penalltia në minutën e 52’të.

Xhaka luajti tërë ndeshjet te Monchengladbach, kurse Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79’të nga Robben.