Shaqiri thellësisht i pikëlluar me vdekjen e Emiliano Sala

Xherdan Shaqiri ka shprehur pikëllimin e tij për konfirmimin e vdekjes së Emiliano Sala.

Sport

08/02/2019 14:17

28 vjeçari po udhëtonte drejt Cardiffit me një avion të vogël që po drejtohej nga piloti David Ibbotson.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 janar, ndërsa pas shumë ditësh kërkim, autoritetet kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë, që doli të jetë i Emiliano Sala.

Xherdan Shaqiri, Lionel Messi dhe shumë yje të tjera të futbollit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e sulmuesit argjentinas.

“Jam thellësisht i pikëlluar me vdekjen e Emiliano Sala”, ka shkruar Shaqiri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Familja ime dhe unë dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë gjithashtu me familjen e pilotit David Ibboston”./Lajmi.net/