Shaqiri të rikthehet në Bundesligë?

Sipas raporteve të fundit që arrijnë nga mediat italiane, mësojmë se Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Bundesligë, kësaj radhe te skuadra gjermane, Wolfsburgu.

Sport

22/06/2015 13:53

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Interi është e pasigurt, pasi sipas raporteve të fundit që janë bërë në mediat italiane, mësojmë se ai mund të rikthehet në Bundesligë, kësaj radhe te skuadra gjermane, Wolfsburgu.

Sipas të përditshmes sportive italiane, La Gazetta dello Sport, klubi italian po dëshiron të përforcohet me Ivan Perishiçin e Wolfsburgut, i cili kushton rreth 15 milionë euro.

Kurse, në këtë “pazar” Interi po planifikon ta fut edhe kosovarin, të cilin mendon t’ia ofrojë si këmbim klubit gjerman, në formë huazimi, por me mundësi blerje në fund të sezonit të ardhshëm