Shaqiri shënon, Interi barazon (Video)

Xherdan Shaqiri shënoi gol në barazimin e Interit në udhëtim te Celtic me rezultat 3:3, në ballafaqimin e tyre të parë e shumë interesant në kuadër të Europa League.

Sport

19/02/2015 23:02

Xherdan Shaqiri shënoi sërish për Interin, në barazimin e skuadrës italiane në udhëtim te Celtic me rezultat 3:3.

Shaqiri kaloi Nerazzurrët në epërsi, para se të asistojë për Rodrigo Palacion që e dyfishoi avantazhin e mysafirëve. Por, vendasit barazuan me dy gola të shpejtë nga Armstrong.

Megjithatë, një gabim i portierit i mundësoi Palacios të realizojë sërish pak para përfundimit të pjesës së parë.

Kurse, në minutat shtesë, Celtic e barazoi rezultatin me golin e Guidettit.

https://vine.co/v/OxQdL2tbPrH

https://vine.co/v/OxQI5Mlmq57

https://vine.co/v/Ox21MFHJK2P