Shaqiri, sërish rezervist

Pavarësisht golit ndaj Sampdorias, përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë titullar në ballafaqimin me Torinon në Serie A, këtë fundjavë.

Sport

23/01/2015 13:56

Edhe pse shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë si titullar për Interin, Xherdan Shaqiri do të jetë rezervist në ndeshjen e ardhshme kundër Torinos në Serie A.

Përforcimi i ri i Nerazzurrëve realizoi gol në fitoren 2:0 ndaj Sampdorias në kuadër të Coppa Italia në mesjavë.

Por, ai duket se ende nuk është në konkurrencë për një vend në formacionin bazë në Serie A, raporton “Sky Sport”.

Mirëpo, njësoj sikurse në debutimin e tij në futbollin italian, në duelin me Empolin në xhiron e shkuar, Shaqiri mund të inkuadrohet në lojë në vazhdim të ndeshjes.