Shaqiri, rezervist ndaj Genoas

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri do të jetë rezervist në duelin e skuadrës së tij të re, Inter, kundër Genoas të dielën në Giuseppe Meazza,

Sport

09/01/2015 18:04

Xherdan Shaqiri do të jetë rezervist në duelin e skuadrës së tij të re, Inter, kundër Genoas të dielën në Giuseppe Meazza.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ylli kosovar, përforcim i ardhur nga Bayern Munich do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto Mancini për duelin e radhës në Serie A, pasi sot ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin.

Andaj, Shaqirit mund t’i plotësohet dëshira që të debutojë për Nerazzurrët, menjëherë të dielën.