Shaqiri, qytetar nderi i Gjilanit

Mesfushori i Bayern Munichut dhe Përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri do të shpallet qytetar nderi i Gjilanit, të shtunën.

Sport

08/08/2014 16:57

Xherdan Shaqiri të shtunën do të shpallet qytetar nderi i Gjilanit.

Ylli i Bayern Munichut, i lindur në Zhegër, do të nderohet në një konferencë për media që do të mbahet nesër në ora 12:00.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e nesërme për media më 09.08.2014, e organizuar nga shefi i Këshilltareve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdy Aliu, ku do të prezantohet iniciativa për shpalljen qytetar nderi të Gjilanit për yllin e futbollit, Xherdan Shaqiri”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.