Shaqiri për jetën në Liverpool: “Po ndihem shumë mirë”

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Liverpool ndaj Fulham.

Sport

12/11/2018 23:56

Liverpool e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2:0, ku golin e dytë e realizoi pikërisht lojtari me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Reprezentuesi zviceran duket se po i shijon momentet tek Liverpool. Nën urdhrat e Jurgen Klopp ai po bën mjaft mirë, edhe pse jo gjithmonë është startues.

Duke folur pas ndeshjes të së dielës, gjilanasi është parë me plotë buzëqeshje në fytyrë.

“Po ndihem shumë mirë. Jam i përgatitur dhe po mundohem të jap më të mirën çdo herë që më jepet mundësia” ka thënë Shaqiri për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Është gjithmonë mirë kur merr duartrokitjet e tifozëve. Kemi tifozë te mrekullueshëm dhe ndihem shumë mirë që shënova përsëri në praninë e tyre. Po mësohem me këtë atmosferë” ka vazhduar Xherdani.

Liverpool momentalisht ndodhet pas Manchester City, me 2 pikë më pak (30), pas 12 xhirove të luajtura në Premierligë. /Lajmi.net/