“Shaqiri nuk vjen në Beograd se ka frikë nga tifozët e Cervena Zvezdës”

Pas artikullit të “Goal.com” kur renditeshin disa arsye që pse Xherdan Shaqirit mund të mos udhëtojë në Beograd për sfidën ndaj Cervena Zvezdës, nuk mund të mungonte reagimi i mediave serbe.

Sport

21/09/2018 17:05

Një krenari e “sëmurë” nga “Kurir” që pretendon se Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për shkak të frikës dhe presionit të 50 mijë tifozëve vendas që do të jenë në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre.

Përballja Cervena Zvezda-Liverpool do të luhet në 6 nëntor.

Pritet me mjaft interes të mësohet nëse Shaqiri do të jetë në dispozicion të skuadrës apo jo.