Shaqiri nuk është përforcim i madh

Presidenti i Messinas, Pietro Lo Monaco nuk i konsideron si përforcime të mëdha dy prurjet e reja të Interit, Xherdan Shaqiri e Lukas Podolski.

Sport

31/01/2015 14:30

Presidenti i Messinas, Pietro Lo Monaco ka thënë se Inter bëri punë të mirë me transferimin e dyshes Xherdan Shaqiri e Lukas Podolski.

Mirëpo, insistoi se nuk i konsideron ata si përforcime të mëdha.

Shaqiri e Podolski iu bashkuan Nerazzurrëve nga Bayern Munich përkatësisht Arsenal, dhe kanë filluar të shndërrohen në futbollistë të rëndësishëm për ekipin e Roberto Mancinit.

Megjithatë, Lo Monaco nuk është fort entuziast me ardhjen e tyre.  

“Janë futbollistë të mirë, por nuk janë përforcime të mëdha”, u shpreh ai për “TuttoMercatoWeb”.