Shaqiri: Nuk e dija se Shefqet Krasniqi është i lidhur me terroristët, mos nxisni urrejtje

Xherdan Shaqiri, ylli kosovar që paraqitet me Zvicrën, ka shpërthyer ndaj publikemeve të fundit në mediat zvicerane, ku ai shihet në një foto me imamin Shefqet Krasniqi.

Sport

30/06/2015 01:03

Ato polemizuan me foton e Shaqirit me Krasniqin, duke shkruar se si kishte mundësi që Xherdani të bënte foto me imamin e arrestuar për dyshime për lidhje për terrorizëm.

Bazuar në këto lajme, Shaqiri ka bërë një reagim në Facebook, transmeton Lajmi.net.

“Një fotografi e imja me imamin Shefqet Krasniqi e ka bërë internetin të merakoset pa arsye”, shkruan fillimisht Shaqiri.

“Imami erdhi të më lutej që të bëja foto me të, siç bëjnë mijëra persona. Kështu që bëra fotografi me të. Nëse do e refuzoja kërkesën, do të ishte gjë shumë e pasjellshme”, shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

“Se ky imam ishte i lidhur me terrorizëm, nuk kisha dijeni. Nuk mund të verifikoj karakterin apo të kaluarën kriminale të çdo fansi që kërkon të bëjë foto me mua”, theksoi Xherdani.

“Por, ajo që unë dënoj, është fakti kur njerëzit përdorin popullaritetin tim për përfitime personale dhe mediat nxisin urrejtje pa nevojë”, thuhet më tej në reagim.

“Ne Shaqirët jemi të besimit musliman! Çdo gjë që lidhet me radikalizëm është larg nesh. I juaji Xherdan”, përfundoi ai.