Shaqiri në Tottenham gjatë janarit

Mediat italiane kanë raportuar se superylli i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri mund të transferohet te skuadra e Tottenhamit gjatë janarit.

Sport

03/11/2014 09:21

E përditshmja italiane, Tuttomercatoweb raporton se Xherdan Shaqiri mund të transferohet te Tottenhami gjatë afatit kalimtar dimëror.

Skuadra italiane, Juventusi ka shprehur interes për një kohë të gjatë për shërbimet e Shaqirit, e ardhmja e të cilit është shumë e pasigurt.

Në anën tjetër, në Angli, është skuadra e Liverpoolit që është duke monitoruar situatën e mesfushorit për një kohë të gjatë.

Ai ka kërkuar largimin nga Bayerni, mirëpo Guardiola nuk është duke lejuar një gjë të tillë, pasi e konsideron Shaqirin të rëndësishëm për skuadrën e tij.