Shaqiri në rrezik kundër Ekuadorit

Mesfushori i Xherdan Shaqirit mund të mos rikuperohet as për ndeshjen e parë të Zvicrës në Kampionatin botëror 2014 kundër Ekuadorit. Kështu mendon fizioterapeuti Ralf Peter Schnoor i cili ka thënë se fiziku i yllit kosovar dhe trupi muskuloz ia vështirëson atij procesin e rikuperimit nga dëmtimi në kofshën e këmbës së djathtë. “Në lëndimet…

Sport

08/04/2014 18:18

Mesfushori i Xherdan Shaqirit mund të mos rikuperohet as për ndeshjen e parë të Zvicrës në Kampionatin botëror 2014 kundër Ekuadorit.

Kështu mendon fizioterapeuti Ralf Peter Schnoor i cili ka thënë se fiziku i yllit kosovar dhe trupi muskuloz ia vështirëson atij procesin e rikuperimit nga dëmtimi në kofshën e këmbës së djathtë.

“Në lëndimet sikur ai i Shaqirit, sa më shumë muskuj që keni aq më i madh është rreziku i kohëzgjatjes së lëndimit”, ka deklaruar Schnorr për Blick, duke hedhur dyshime mbi paraqitjen e Shaqirit në duelin e parë në Botërorin 2014 për Zvicrën, kundër Ekuadorit më 15 qershor.

Shaqiri është një prej futbollistëve kryesor të ekipit helvetik së bashku me kosovarët e tjerë Valon Behrami e Granit Xhaka.