Shaqiri, në formë për Botëror

Xherdan Shaqiri është në formë të mirë, në prag të Botërorit. Mesfushori kosovar do të jetë pjesë e kompeticionit që do të mbahet në Brazil, me synim që ta ndihmojë Zvicrën.

Sport

21/05/2014 10:39

Xherdan Shaqiri është gati. Mesfushori kosovar do të luajë pa problem në Botërorin e Brazilit me Zvicrën, pasi i hoqi qafe lëndimet që e përshkuan gjatë tërë sezonit.

“Jam në formë të mirë. Kam stërvitur si duhet gjatë javës së kaluar. Jam mirë fizikisht dhe i përgatitur. Pushimi që e kam pasur nuk ka ndikuar asgjë në formën time”, deklaroi mesfushori kosovar për uebfaqes 20minuten.ch.

“Jam plotësisht i bindur se deri në fillim të Botërorit do të jem në nivelin më të lartë të mundshëm. E pres me padurim paraqitjen time në Brazil”, vazhdoi ai.

Krahas Shaqirit, në Botëror për Zvicrën pritet të luajnë edhe katër futbollistë tjerë: Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi e Granit Xhaka.