Shaqiri në Borussia Dortmund për 15 milionë euro?

Për mundësinë e transferimit të Xherdan Shaqirit te Borussia Dortmund ka pasur pëshpëritje prej kohësh. Por, po ashtu të menjëhershme kanë qenë edhe përgënjeshtrimet për një mundësi të tillë. Por kësaj here duket se puna është më serioze. 

Sport

08/07/2014 22:17

Siç shkruan portali fussball.ch, “futbollisti aktualisht më i njohur zviceran, Xherdan Shaqiri deri sa është në FC Bayern po kënaqet me lakminë që për të po e tregojnë klubet e ndryshme”.

Megjithë faktin se kontrata me Bayernin është duke rrjedhur, mund të ndodhë që ai ta lëshojë shpejt këtë klub. Interesim për të patën treguar Liverpool dhe Chelsea. Por, lajmi më i fundit thotë se Shaqiri është bërë temë bisedimesh edhe te klubi që  Bayerni në Bundesligë e ka rival kryesor, Borussia Dortmund.

Fama e rritur e Shaqirit gjatë Botërorit në Brazil thuhet ta ketë ngritur vlerën e tij në sytë e trajnerit të Borussia, Jürgen Klopp. Për këtë arsye, spekulohet se klubi i madh nga Dortmundi mund t`i paguajë 15 milionë euro për xhuxhin magjik. Dhe kjo mund të ishte një zgjidhje e mirë për të dy palët: Borussia do të fitonte një lojtar ofensiv, Shaqiri më në fund do të bëhej titullar për ekipin e ri dhe Bayerni do të fitonte një shumë të majme nga shitja e Xherdanit, transmeton albinfo.ch shkrimin e fussball.ch.