Shaqiri në Atletico Madrid?

Sipas të përditshmes gjermane TZ, Bayern Munich i është bashkuar Manchester Unitedit në garë për transferimin e mesfushorit të talentuar të Atletico Madridit, Koke. Trajneri i gjigantit bavarez, Pep Guardiola konsiderohet si adhurues i lojës së yllit të ri spanjoll dhe pritet që të tentojë blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. TZ raporton…

Sport

26/12/2013 11:34

Sipas të përditshmes gjermane TZ, Bayern Munich i është bashkuar Manchester Unitedit në garë për transferimin e mesfushorit të talentuar të Atletico Madridit, Koke.

Trajneri i gjigantit bavarez, Pep Guardiola konsiderohet si adhurues i lojës së yllit të ri spanjoll dhe pritet që të tentojë blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

TZ raporton se kampioni në fuqi i Bundesligës është duke përgatitur një ofertë joshëse që gjithashtu mund të përfshijë edhe mundësinë e shkëmbimit të Kokes me yllin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Koke është duke shkëlqyer në Atletico Madrid

Reprezentuesi zviceran në të kaluarën është përmendur si objektiv i Atletico Madridit.  Konkurrenca për Koken është e madhe pasi edhe Manchester United është e interesuar për të dhe pritet të ofrojë rreth 35 milionë euro për të, gjatë afatit kalimtar të janarit.