Shaqiri milioneri i Facebookut

Xherdan Shaqiri është sportisti i dytë më i popullarizuar në Zvicrës. Kështu të paktën thonë ‘Like’ (Pëlqim), të cilat i ka marrë ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Pa dyshim, mesfushori kosovar ndihet i lumtur për këtë arritje. “Mbi të gjitha, dua t’ua bëj një falënderim enorm fansave të mi, pasi pa…

Sport

11/03/2014 13:00

Xherdan Shaqiri është sportisti i dytë më i popullarizuar në Zvicrës. Kështu të paktën thonë ‘Like’ (Pëlqim), të cilat i ka marrë ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Pa dyshim, mesfushori kosovar ndihet i lumtur për këtë arritje. “Mbi të gjitha, dua t’ua bëj një falënderim enorm fansave të mi, pasi pa ta nuk do të mund të arrija aq larg”, deklaroi futbollisti kosovar për të përditshmen zvicerane, ’20 Minuten’.

“Më bën të ndihem krenar që fansat e mi, nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e botës vijnë, më mbështesin në këtë mënyrë”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran, i cili luan me sukses në Bayern Munich.

Vetëm Roger Federer ka më shumë ‘fansa’ në Facebook sesa futbollisti gjilanas, që sigurisht ka nënshtetësi zvicerane.