Shaqiri mesazh tifozëve kosovarë (FOTO)

Xherdan Shaqiri i ka falenderuar tifozët kosovarë, për mbështetjen e dhënë gjatë kampionatit Evropian.

Sport

26/06/2016 15:14

Xherdan Shaqiri në falenderimin e tij pas eliminimit nga “Euro 2016”, i ka përfshirë edhe tifozët kosovarë.

“Faleminderit, familjeve tona, miqve dhe tifozëve nga Zvicra, Kosova dhe mbarë bota për mbështetjen e mrekullueshme gjatë Evropianit”, shkroi Shaqa në Facebook.

Shaqiri e mbylli “Euro 2016” me një supergol ndaj Polonisë, por u eliminua me Zvicrën nga polakët, pas ekzekutimit të penalltive.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.