Shaqiri merr lëvdata nga Campagnaro

Mbrojtësi i Interit, Hugo Campagnaro ka lavdëruar blerjen e re të skuadrës së tij, Shaqirin, i cili debutoi me fanellën e Nerazzurëve në takimin e sotëm kundër Empolit. Ai tha se Shaqiri luajti mirë në ato minutat që kishte në dispozicion në këtë takim.

Sport

17/01/2015 20:41

Shaqiri u fut në lojë në takimin e Interit kundër Empolit në minutën e 74’, duke arritur ta tregojë mjaft mirë vetën e tij në kohën e vogël që kishte në dispozicion.

Ai ka marrë lëvdata nga bashkëlojtari i tij, qendër-mbrojtësi, Hugo Campagnaro menjëherë pas takimit.

“Shaqiri? Ai bëri lëvizje shumë të mira në debutimin e tij, duke marrë parasysh që debutimi është një gjë e vështirë. Ai ndihet mirë fizikisht dhe dëshiron të jap kontributin e tij për këtë skuadër”, përfundoi Campagnaro deklaratën e tij pas takimit.