Shaqiri me shokë mund të luajnë për Kosovën

Lutjet e tifozëve të Kosovës që yje si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami të luajnë për Kosovën, mund të realizohen. Të mërkurën, në miqësoren e parë ndërkombëtare kundër Haitit, tifozë të pranishëm në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë shpalosën një transparent që përmbante fotografitë e yjeve si Shaqiri, Behrami, Xhaka, Adnan Januzaj e…

Sport

08/03/2014 18:16

Lutjet e tifozëve të Kosovës që yje si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami të luajnë për Kosovën, mund të realizohen.

Të mërkurën, në miqësoren e parë ndërkombëtare kundër Haitit, tifozë të pranishëm në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë shpalosën një transparent që përmbante fotografitë e yjeve si Shaqiri, Behrami, Xhaka, Adnan Januzaj e Besart Berisha me porosinë në gjuhën angleze: We need you (Ne kemi nevojë për ju).

Dhe, sipas drejtorit për komunikim në FIFA, Walter De Gregorio kjo dëshirë e tyre ka mundësi të realizohet.

“Po, ekziston mundësia që Shaqiri dhe të tjerët mund të luajnë për Kosovën kur do që duan”, deklaroi ai për të përditshmen zvicerane Blick.

Kosova nuk është ende anëtarë me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.