Shaqiri me shokë, me nga 22 palë fanella

Xherdan Shaqiri dhe shokët e tij, anëtarë të ekipit të Zvicrës, do të udhëtojnë në Kampionatin botëror në Brazil me 22 palë fanella, 11 me ngjyrë të kuqe, dhe po aq të bardha.

Sport

28/05/2014 16:36

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, dhe futbollistët e tjerë anëtarë të Zvicrës, janë duke vazhduar përgatitjet për Kampionatin botëror në Brazil.

Dhe, portali helvetik Blick.ch ka bërë të ditur një veqori interesanti lidhur me skuadrën e selektorit Ottmar Hitzfeld.

Secili futbollist i Zvicrës do të udhëtojë për në Brazil me 22 palë fanella, të ndara nga 11 me ngjyrë të kuqe, dhe 11 të tjera të bardha.

Zvicra, pjesë e së cilës janë pesë futbollistë me prejardhje shqiptare (Shaqiri, Behrami, Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli) do të garojë në Grupin E me Francën, Ekuadorin dhe Hondurasin.