Shaqiri me shokë brengosin Guardiolën

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se është i brengosur nga kriza e lëndimeve. Futbollistë si Xherdan Shaqiri, Claudio Pizarro, Franck Ribery, Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm e të tjerë janë dëmtuar së fundmi dhe Guardiola beson se në mungesë të lojtarëve të rëndësishëm, duhet të hyjë në fuqi përkrahja e tifozëve duke filluar…

Sport

29/11/2013 19:16

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka pranuar se është i brengosur nga kriza e lëndimeve.

Futbollistë si Xherdan Shaqiri, Claudio Pizarro, Franck Ribery, Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm e të tjerë janë dëmtuar së fundmi dhe Guardiola beson se në mungesë të lojtarëve të rëndësishëm, duhet të hyjë në fuqi përkrahja e tifozëve duke filluar nga dueli i së shtunës kundër Eintracht Braunschweigut në kuadër të Bundesligës.

“Kjo është një situatë e vështirë”, deklaroi Guardiola gjatë një konference për shtyp.

“Nuk e di se cila është gjendja e skuadrës. Shpresoj që ta kemi mendjen në nivelin e duhur. Kur këmbët nuk kanë fuqinë e tyre të nevojshme, atëherë duhet të mbështetemi tek tifozët tanë. Ne duhet të shpëtojmë dy ose tre javët e ardhshme. Për këtë arsye kemi një skuadër të dytë”, u shpreh ai.