Shaqiri më i mirë se Salah, Firmino e Mane, shikoni statistikat

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në paraqitjen e tij kundër Manchester United.

Sport

17/12/2018 17:34

Ylli nga Gjilani i Kosovës është inkuadruar mbrëmë në ndeshjen kundër “djajve të kuq” si zëvendësues, për të vendosur fatin e takimit.

Shaqiri realizoi dy gola në fitoren 3:1 të Liverpool, kur rezultati ishte 1:1.

Ai fillimisht  realizoi në minutën e 73’ për herë të parë, kurse në minutën e 80’ i dha epërsinë e dy golave skuadrës së tij.

Se sa është produktiv reprezentuesi i Zvicrës, tregon edhe një statistikë më poshtë, ku bëhet dallimi mes tij dhe treshes startuese të sulmit të Liverpool.

Shaqiri këtë sezon ka regjistruar 89 minuta për gol,  duke qëndruar më mirë se Salah me 93 minuta për gol, Mane me 158 dhe Firmino me 161,  transmeton lajmi.net.

Me këto statistika është e qartë se kosovari meriton shumë më shumë minuta se ato që tashmë gëzon.

Dy golëshi i Shaqirit është përgjigja më e mirë për kritikat e legjendës së United, Garry Neville. /Lajmi.net/